Majko: "Marreveshja PD-PS, nga presioni i nderkombetareve" Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, nuk ndjehet shume optimist per marreveshjen mes PS-se dhe PD-se. Ai pranon se marreveshja per kalimin e disa kodeve ne Kuvend, ne nje demokraci te konsoliduar nuk mund te quhet sukses i madh. "Le te mos bejme ironi me teper me veten duke thene se ky eshte nje hap i rendesishem. Kjo qe po diskutojme si hap, mund te konsiderohet ne nivelin e qesharakes, sepse ajo qe po diskutohet sot ne Parlament per miratimin e disa kodeve, ne thelb jane gjera te cilat ne vende te tjera, as qe do te diskutoheshin si sukses", tha Majko dje ne nje interviste per "Zeri e Amerikes". Deputi i selise roze thekson se afrimi i dy forcave kryesore per te bashkepunuar, lidhet me teper me presionin e nderkombetareve, sesa deshiren e partive per te bere realisht marreveshje. "Ka filluar nje negociate, qe ne thelb nuk vjen nga vullneti i mire i paleve. Nuk dua te bej analistin, sepse jam perfaqesues i nje pale, por mendoj se kjo me teper i dedikohet presionit te nderkombetareve", shprehet Majko. Ai thekson se pavaresisht se jane bere disa hapa pozitive, ekziston nje kulture polarizimi mes paleve dhe sipas tij, situata mund te kthehet ne krah te kundert. "Jemi ende ne fillimin e fillimit dhe po ta vesh re, atmosfera nuk eshte e nje natyre te tille, e cila ne cdo moment mund te kthehet nga pozitive ne te kunderten e vet", shprehet Majko. Megjithate, deputeti dhe anetari i kryesise se selise roze thekson se polarizimi mes forcave kryesore eshte i pranishem. "Situata duhet pohuar ashtu sic eshte, qe pergjithesisht qe nje hap pozitiv ne e bejme sikur kjo krijon nje skene, ku vellezerit PS dhe PD i zgjidhin te gjitha. Ne te vertete nuk eshte keshtu, ka nje kulture polarizimi", thote Majko. Ai ka komentuar edhe ftesat e bera nga drejtues te Partise Socialiste per nje koalicion me Levizjen Socialiste per Integrim. Duke perdorur figuracionin, Majko thote se kerkesat e PS-se ngjajne me ato qe serenatave qe i behen poshte ballkonit nje vajze qe eshte fejuar. Duke nenkuptuar ne kete menyre se LSI-ja e ka bere zgjedhjen e saj, si pjese e koalicionit me Partine Demokratike."Deklarimet qe vijne qofte nga LSI-ja, qofte nga drejtuesit e PD-se, jane qe edhe ne zgjedhjet e ardhshme ata do te jene bashke ne fushate, keshtu qe diskutimi i nje hipoteze te tille, i ngjan le ta quajme keshtu, renies me kitare apo me mandoline, si dikur ne rrugicat e Korces, per t'i mbushur mendjen nje vajze qe tashme eshte fejuar me dike tjeter", thote Majko.