E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, s'lejojnë shtrirjen e linjës 110kv sherr me komunën

TIRANE- Konflikt mes përfaqësuesve vendorë të komunës së Farkës dhe familjes Doda, banore në këtë komunë.Anëtaret e familjes kundërshtojnë një projekt për shtrirjen e linjës 110 kilovotëshe. Sipas të dhënave të para kjo linjë parashikon të kalojë në 60 % të tokës që ato kanë në pronësi. Familjarët kundërshtojnë duke kërkuar më parë kompensim. Për të parandaluar një acarim të mundshëm të situatës në vendngjarje kanë mbërritur sot paradite dhe dhjetëra forca policore. Një prej anëtarëve të familjes ka kërcënuar madje se do të vetëhidhej nga kati i tretë nëse do të aplikohej projekti.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›