E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Kirgizia nuk është Kosovë

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 17:44

Shefi i misionit këshillues policor i OSBE-së në Kirgizinë jugore, Markus Myller, tha se është jopërkatës krahasimi i misionit në Kirgizi me atë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Kirgizinë.

Zoti Myller tha se disa prej 22 këshilltarëve policorë të paarmatosur të OSBE-së, të vendosur në pjesën jugore të Kirgizisë, me ftesë të autoriteteve në Bishkek, më herët kishin punuar në Kosovë.

Por, sipas tij, disa forca politike me qëllim po e theksojnë lidhjen me Kosovën, në përpjekje për ta politizuar tërë misionin e OSBE-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›