Emmy, i ndryshon akuza Azizit Prokurori: Vrasja nga pakujdesia
10/03/2011 Ekspertët: Ngjarja është aksidentale, biznesmeni s’ka dashur të vrasë këngëtaren
TIRANE-Ndryshon akuza e shtetasit kosovar Azis Kelmendi që mbahet i izoluar në burg si autor i vdekjes së këngëtares Elsina Hidersha ose siç njihet ndryshe me emrin artistik “Emmy”. Vendimi për ndryshimin e akuzës ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës, ku pas leximit të plotë të dosjes dhe administrimit të disa provave të tjera, prokurorët kanë vendosur që të kualifikojnë akuzën nga “vrasje me dashje” në atë të vrasjes nga pakujdesia, duke lehtësuar kështu pozicionin e Azis Kelmendit në këtë çështje. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit thanë se nga studimi i rrethanave dhe ekspertizës në vendin e ngjarjes është vënë re se këngëtarja Emmy e ka ndjekur biznesmenin nga Kosova, fill pasi ai ka dalë jashtë lokalit “Venue”. Ky veprim është kryer pas shumë debateve që viktima dhe autori i ngjarjes kanë kryer brenda ambientit të lokalit ku ata ndodheshin. Ndërkohë sipas disa dëshmitarëve të pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, këngëtarja Elsina Hidersha (Emmy) ishte një tip e lidhur me biznesmenin Kelmendi dhe se kohët e fundit ka pasur debate me të. Duke u nisur nga rrjedha e debateve, dy protagonistët e ngjarjes kanë vijuar më tej, por sipas burimeve sherri këtë herë është zhvendosur në ambientet e diskotekës “Venue”. Prokuroria deklaron se biznesmeni Azis Kelmendi është larguar në drejtim të automjetit të tij tip “Tuareg”, ndërsa ndiqej nga pas nga këngëtarja “Emmy”. Sipas prokurorëve, kjo e fundit i është varur në derën e pasagjerit dhe autori e ka ngritur xhamin, duke i kapur duart dhe në një moment i ka dhënë gaz, veprim ky që ka sjellë largimin e fuoristradës me shpejtësi. Anëtarë të grupit hetimor pohojnë se në kushtet që ka ndodhur ngjarja, rezulton se autori Kelmendi nuk ka pasur si qëllim të vrasë ish-të dashurën e tij Elsina Hidersha. Qëllimi i vetëm i tij në ato momente ka qenë dëshira për t’u larguar prej saj, me qëllim shmangien e debatit që kishte lindur mes autorit dhe viktimës. Aktualisht biznesmeni Azis Kelmendi është duke u mbajtur i izoluar në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ndërkohë që mësohet se avokatët e tij kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit në burg”. Kelmendi ka pretenduar se vdekja e këngëtares “Emmy” ka qenë aksidentale, pasi ai është larguar me shpejtësi, me qëllim të shmangte sherrin me ish-të dashurën. Ndërkaq, nga ana e saj familja Hidersha ka vendosur të marrë një avokat për ta ndjekur edhe më tej çështjen kundër biznesmenit, pasi dyshon se njeriu i afërt i tyre është vrarë qëllimisht. Edhe disa dëshmi të personave në vendngjarje pohojnë gjithashtu versionin e vrasjes me dashje.
Akuza për vrasje
Ngritja e akuzës së vrasjes me dashje, është bërë nga policia e Tiranës ku pas analizimit të provave, çështja është dërguar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Azis Kelmendi. Mirëpo fill pas përcaktimit të masës së sigurisë, dosja që bën fjalë mbi rrethanat e vdekjes së këngëtares “Emmy”, i është nënshtruar një tjetër analize hetimore, ku ekspertët kanë vendosur kualifikimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, parashikuat nga neni 85 i Kodit Penal.
Goditja me makinë
Disa nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, mësohet të kenë pohuar në Prokurori se Azis Kelmendi e ka goditur me makinë qëllimisht këngëtaren “Emmy”. Sipas tyre, fillimisht ai është larguar me shpejtësi dhe pasi ka vënë re ndjekjen e Elsina Hidershës, i ka dhënë makinës prapa (indietro) duke goditur për vdekje ish-të dashurën. Emmy, nuk kishte shumë kohë që ishte afirmuar në tregun muzikor, por gjatë karrierës së saj ajo të kujtohet për këngët me titull “A ma jep”, “Rastësisht u pam” dhe “Lets in Pley”.