E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikapitalizimi grek Venizelos Do shpejtojme reformat

Ministri grek i Financave, Evangjelos Venizellos njoftoi se Greqia do të rikapitalizohet nga marrëveshja e Bashkimit Europian sipas së cilës Athinës i falet gjysma e borxhit publik. Rikapitalizimi sipas venizelos do të thotë që Greqia të shpejtojë përpara me reformat strukturore ekonomike, në mënyrë që të mos shpërdorohet shansi që i është dhënë vendit. 

“Mundësi të tilla nuk u jepen shpesh vendeve, që në mënyrë drastike të përmirësojnë shifrat e borxhit fiskal”, tha Venizellos, duke shtuar se zbatimi i reformave të kërkuara tashmë nis një pikë më favorizuese. Ai theksoi se nuk priten masa të reja kursimi në paga dhe pensione, apo ritje taksash, nëse Athinë zbaton programin në mënyrë të përpiktë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›