Rikardo Kaka ishte i shkelqyer per Realin e Madridit
Një ëngjëll që sikur zbret nga qielli për një ekip agresiv dhe të ashpër. Ëngjëlli quhet Rikardo Kaka dhe më në fund tregoi veten në radhët e një Reali të Madridit ku është tepër e vështirë të tregohesh një yll.
Ndërsa Murinjo la në stol një pjesë të titullarëve për ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës në Champions League, braziliani bëri kërdinë në Valencia, duke realizuar dy gola dhe duke zhvilluar një ndeshje të madhe.
Kaka e kishte thënë që përpara ndeshjes se ndodhej në një formë fantastike dhe e vërtetoi në “Mestaja”, në një 65 minutësh magjik për skuadrën madrilene që fitoi 6-3 në javën e 33-të të kampionatit spanjoll.
“Një nga golat e mi ia dedikoj vajzës sime që pritet të vijë në jetë apo që mund të jetë duke ardhur në këto çaste, - tha ish-ylli i Milanit, - ishte shumë e rëndësishme për mua që të shënoja, ishte e rëndësishme për besimin te vetja ime. Më duhej një mundësi e tillë dhe dua të falenderoj shokët e skuadrës që më ndihmuan. Jemi një grup fantastik”.
Një kënaqësi e veçantë edhe për Murinjon që vlerësoi se “Kaka ishte fantastik”, ndërsa nuk mund të harrojë pa përmendur se ky rezultat 6-3 u arrit në fushën e skuadrës që mban vendin e tretë në kampionat, duke në një nga më të mirat e ligës. “Ekipi im gjithnjë jep përgjigjen e duhur dhe ky kampionat ende nuk ka përfunduar”, është mendimi i trajnerit të Realit të Madridit.