Kubica lirohet nga spitali

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 18:58
Robert Kubica është liruar nga spitali. 76 ditë pas incidentit në Rally të Andoras, ku kishte mbetur i lënduar rëndë në këmbën e djathtë (thyerje) dhe në dorën e djathtë (krisje në disa pjesë), piloti i Lotus-Renault e ka lënë spitalin Santa Corona të Pietra Ligure në Itali.
Polaku, i cili në Botërorin 2011 të Formula 1 është zëvendësuar nga Nick Heidfeld, do ta kalojë një periudhë pushimi në Montecarlo, për ta vazhduar më pas një rehabilitim afatgjatë.
Stafi mjekësor i cili është përkujdesur për të gjatë tërë kohës dhe që ka bërë disa ndërhyrje kirurgjike, do të vazhdojë ta mbikëqyr pilotin e Formula 1.