Benfica triumfon në Kupën e Ligës

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 16:47
Pas një sezoni nën hije të Portos së trajnerit Villas Boas në kampionat dhe në Kupën e Portugalisë, Benfica arriti që ta fitojë të paktën një trofe.
Ky ekip, të shtunën mbrëma e fitoi Kupën e Ligës së Portugalisë, pasi në finale e mposhti ekipin Paços Ferreira me rezultat 2:1. G
olat për Benficën i shënuan Jara e Garcia, kurse për mysafirët shënoi Luisao (autogol).