Riker: Fundi i mbikëqyrjes hap kapitull të ri

Philip Reeker
PRISHTINE- “Me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me të shtohet përqëndrimi ndaj Kosovës”.
Keshtu eshte shprehur ne Prishtine zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, në një takim që zhvilloi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai tha se po nis një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme, ndërsa e përmendi në këtë kuadër vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.
Riker tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndërmjet të dyja vendeve është esencial.
Në një takim të përbashkët me gazetarët, Thaçi foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida.