E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për Gjykatën e Lartë, PS kërkon shtyrjen. PD: Opozita po bllokon

Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot në komisionin e ligjeve ndërprerjen e diskutimeve për Gjykatën e Lartë deri në pritje të vendimit të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese.
 

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj theksoi se projektligji për Gjykatën e Lartë nuk adreson çështje që japin zgjidhje afatagjata.
"Nuk mund ta bëjë këtë debat pa përfunduar procesi i ndryshimeve kushtetuese. Nisma jonë ka lidhje me amendamentet e imunitetit dhe emërimet e gjyqtarëve. Ne nuk kemi bërë diskutim në parim për ligjin. Gjykata e Lartë mbetet thelbësore dhe reformimi i saj është i mirëpritur dhe gjithashtu edhe inisiativa e mirë" tha Xhafaj.
 

Ndërkohë mazhoranca në komisionin e ligjeve ka akuzuar sërish opozitën se po bllokon miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ndërsa e ka cilësuar ligjin si kyç për integrimin e vendit theksoi se se miratimi i tij duhet bëhet brenda muajit shtator.
 

Ai ka theksuarr se Partia Socialiste po bllokon Gjykatën e Lartë dhe atë Administrative përmes demagogjive ndërsa u kërkoi deputetëve të mazhorancës t`i drejtohen Konferencës së Kryetarëve, për t`i dhënë një zgjidhje këtij ngërçi
 

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmajli i cili theksoi se opozita kërkon të bllokojë miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe heqjen e imunitetit.
 

"Deputetët e PS-së kërkuan të bllokohet shqyrtimi i ligjit për Gjykatën e Lartë. Opozita do të bllokojë Gjykatën e Lartë, heqjen e imunitetit dhe Kushtetutën. Qëndrimi i PS-së, pasi opozita po kërkon heqjen nga kalendari të ligjit për Gjykatën e Lartë" tha Rusmajli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›