Rama:Programi ynë do e ndryshojë rrënjësisht arsimin

Kreu i PS-së Edi Rama ka uruar sot të gjithë nxënësit, studentët, mësuesit, padagogët me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Në urimin e tij në rrjetin social “Twitter” Rama gjithashtu ka theksuar se programi i ri i PS-së për një rilindje shqiptare do ta ndryshojë rrënjësisht arsimin.
"Jo vetëm do rrisim rrogat e mësuesve po do t`u rikthejmë mësuesve dinjitetin dhe autoritetin e nëpërkëmbur keq në këto vite çorodie në arsim. Jo vetëm do vendosim rregulla të forta për arsimin privat që paratë e prindërve të mos shkojnë dëm,po do fuqizojmë ndjeshëm arsimin public” thekson Rama.
Ai ka theksuar gjithashtu se me ardhjen në pushtet të PS-së do të ndërtohen shkolla të reja , do nisë betejën kundër analfabetizmit dhe do të vendose parimi i konkurencës në prodhimin e tekseve shkollore.
“Jo vetëm do ndërtojme shkolla të reja, po nuk do lejojmë që fëmijët të mbeten pa shkollë për mungesë librash e mundësish në familjet e varfra. Jo vetëm nuk do e fshehim me analfabetizmin qe rritet po do ta fillojmë betejën tonë për rilindjen e arsimit me një test kombëtar për këtë. Jo vetëm do rivendosim parimin e konkurencës në prodhimin e teksteve shkollore,po do garantojmë tekste shkollore të standarteve europiane. Jo vetëm do nxisim përparimin në futjen e teknologjisë së re në sistemin arsimor,po do investojmë edhe për sportin në shkolle e universitet” shkruan Rama.
Rama ka shtuar më the se arsimi është për PS-në politika më e mirë ekonomike dhe përmes arsimit ajo do të forcojë bazat e rilindjes së ekonomisë familjare e kombëtare.
“Mësuesi, mjeku, polici do jenë tre shërbetorë të denjë të shoqërisë sonë po edhe tre pika referimi të dinjitetit dhe autoritetit të shtetit” ka shtuar Rama.