E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano pritet të rikthehet sonte në Milano

Milano - Adriano pritet të rikthehet sonte në Milano dhe t’i bashkohet skuadrës së Interit ditën e nesërme. “Perandori” brazilian, sipas menaxherit të tij, Gilmar Rinaldi, nuk ka ndërmend aspak të lërë futbollin, por ka bindjen se mund të japë akoma për kampionët e Italisë.

“Adriano dëshiron të vazhdojë karrierën, dhe të jetë pjesë e Interit. Ai nuk ka aspak ndërmend të lërë futbollin në këtë moshë”, deklaron Rinaldi.

Sulmuesi i Interit ndodhet prej kohësh në Brazil, dhe akoma nuk është deklaruar asgjë zyrtare për qëndrimin e tejzgjatur të tij në vendlindje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›