Riker: Mbështesim aksionin e policisë
Deklarata
Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker, përmes një deklarate shprehet se SHBA-të përshëndesin aksionin policor në fshatin Radushë.“Shtetet e Bashkuara përshëndesin aksionin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë kundër elementeve kriminele që në mënyrë evidente planifikojnë veprime të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë. Siç kemi theksuar edhe në deklaratën tonë të përbashkët me anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtar të 27 prillit, ne përsëri dëshirojmë të theksojmë kundërshtimin dhe dënimin tonë të ashpër të dhunës dhe të atyre që promovojnë atë”, thuhet në deklaratën e ambasadorit Riker.
#