E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker, takim me zyrtarët serbë

Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, ka takuar sot në Beograd zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Riker ndodhet kryeqytetin serb në kuadër të turneut rajonal, ndërsa më vonë pritet të takojë edhe shefin e delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç.

Ky i fundit ka paralajmëruar për mediat serbe se temë diskutimi do të jetë çdo gjë që lidhet me Kosovën.

Sipas Stefanoviç, Serbia do të ketë rastin që "partnerëve amerikanë, të cilët kanë rol të rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit, por edhe ndikim të madh në Prishtinën zyrtare, t`ua bëjë të qartë pozicionin e saj".

Më herët Zyrtari amerikan ka vizituar Prishtinën dhe Shkupin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›