Thaçi: Shmangni rrugën, debati në institucione
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm për të dialoguar rreth “mosmarrëveshjeve” me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka bërë thirrje për dialog në Kuvend.Në seancën e parë plenare të Kuvendit të Kosovës për vitin 2012, kryeministri Thaçi ka thënë se komunikimi është mënyra e vetme për të çdo zgjidhje.
“Dua të ju bëj ftesë që ta bëjmë debatin në Kuvend. Vetëm bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu është ajo që duan qytetarët, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës. Vetëm komunikimi dhe integrimi është e ardhmja jonë, e jo bllokadat”, ka thënë Thaçi para deputetëve, ndërkohë ka shtuar se me sjellje të pahijshme pengohet integrimi.Këtë vit eshte 100-vjetori i festës së flamurit dhe 4 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë më stabil, ku Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ku ne po hapim kufinjtë . Për kufinjtë e Kosovës do të ketë standarte evropiane, ne po bëjmë përmirësim . me 10 qershor të 99 larguam Serbinë nga Kosova , njëkohësisht larguam ideologjinë komuniste që na la me vite mbrapa . Ne do të vazhdojmë të punojmë, duk respektuar standarte të larta dhe realizim të kritereve. Dallimet politike duhet të forcojnë vizionin tonë. Ka njerëz që përpiqen të jenë gardianë të së vërtetës apo pronarë të patriotizmit. Kosova europiane është ajo që kemi luftuar dhe derdhur gjak. Ka kaluar koha e mbylljes së kufinjve dhe bllokadave. Ne fituam vetëm me vlera europiane. Askush nuk ka nevojë të na tregojë cfarë ka bërë Serbia , të gjithë e dimë. Kur gjithë bota është mobilizuar për zgjidhjen e cështjes së veriut , ne i hapim probleme vetes.
Diskutimet dhe debatet ti zhvillojmë në Parlament dhe jo në rrugë, me një komunikim normal.Ftoj të gjithë, në vecanti grupin tuaj të respektoni institucionet, vetëm bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu është ajo që duan qytetarët, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës. Vetëm komunikimi dhe integrimi është e ardhmja jonë, e jo bllokadat. Duhet të shmanget rruga , të shmanget dhuna por të debatojmë në institucion. Respektoj të drejtën për protestë, kam qenë dhe unë në opozitë edhe unë kam protestuar por kundër Serbisë. Nuk e kemi kërcënuar kurrë pushtetin me dhunë”- ka thënë Thaçi para deputetëve, ndërkohë ka shtuar se me sjellje të pahijshme pengohet integrimi.
Më tej ai ka shtuar se është e patolerueshme demonizmi që synohet ti bëhet policisë së Kosovës, duke theksuar se ajo nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka respektuar ligjin.
“Pretendimi për të demonizuar policinë e Kosovës është e papranueshme, ata kanë ligjin dhe Kushtetutën zot. Ajo ka dëshmuar se është e gatshme të rrezikojnë jetën e tyre në shërbim të jetës së qytetarëv. Nuk duhet të ndahen qytetarët në patriot dhe tradhëtarë. Ndaj ju ftoj dhe njëherë të zgjidhim problemet me dialog dhe në përputhje me ligjin”-përfundoi Kryeministri i Kosovës.