E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker vizitë në Elbasan, inspekton 2 linja të demontimit të minave dhe predhave

08-09-2012 / Gazeta 55

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker zhvilloi një vizitë edhe në qytetin e Elbasanit. Fillimisht Reeker i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami inspektoi uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës. Ai është informuar nga drejtues të uzinës dhe përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes me projektet e realizuara në vite tek kjo uzinë për demilitarizimin e armëve dhe municionit.
Më pas Philip Reeker ka inspektuar dy linja që janë ende në proces atë të demontimit të minave dhe predhave që financohen nga SHBA nëpërmjet NAMSA-s strukturë menazhuese brenda NATO-s.
Duke marrë fjalën me këtë rast ministri Arben Imami u shpreh se falenderimet e veçanta i përkasin Departamentit të Shtetit dhe popullit amerikan për kontributin e dhënë në këtë drejtim.
Ndërsa zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reekers u shpreh se ndjehet shumë krenar dhe i lumtur që SHBA ka pasur mundësinë të kontribuojë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Shqipëri e Rajon. Ndërkohë ai e ka përshëndetur dhe ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në NATO duke e cilësuar atë si partnere të rëndësishme të këtij koalicioni.
Më pas zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Elbasanit z. Qazim Sejdini. Ai është njohur me qytetin duke treguar interes të vecantë për kalanë dhe historinë në tërësi të tij. Në këtë takim Reekers ka vlerësuar bashkëpunimin mes USAID dhe njësive lokale për decentralizimin e pushtetit vendor. Ai ka falënderuar në mënyrë të vecantë popullin elbasanas për mikpritjen që ka treguar për Vullnetarët e Paqes e njëkohësisht e ka çmuar në mënyrë të veçantë rolin e tyre në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›