E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksioni, "Ramazan Jarani", mësim pa turne

Një shkollë e re dhe tërësisht e rikonstruktuar i shtohet kryeqytetit, pas një investimi të Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për shkollën e 9-vjeçare "Ramazan Jarani", e cila ndodhet në rrugën "Niko Avrami", ku jo vetëm u krye një rikonstruksion i plotë, por objektit iu shtua dhe një godinë e re 4-katëshe. Ndaj që dje, shkolla bën mësim pa turne dhe është ndër të vetmet në kryeqytet, që do të punojë me kapacitet normal.

Kryebashkiaku Edi Rama, në përurimin e godinës së re, u shpreh se "kjo është një tjetër shkollë, që i shtohet rrjetit evropian të shkollave të Tiranës. Tani ajo ka nevojë vetëm të mirëmbahet".

Shkolla "Ramazan Jarani" ka tashmë 38 klasa mësimore, bibliotekë, palestër të mbyllur me mjetet ndihmëse, si dhe 5 laboratorë shkencorë. Një hapësirë e veçantë u është kushtuar dhe mjediseve për asistencë mjekësore sociale. Në këtë rikonstruksion janë përfshirë dhe instalimet e ngrohjes qendrore, gjë që do të sjellë lehtësira në zhvillimin e mësimit dhe edukimit. Në respektim të standardeve arsimore, investimi përfshiu edhe mjediset sportive të jashtme, duke shfrytëzuar kështu oborrin dhe tërësisht sipërfaqen e tij për gjelbërim e pista vrapimi. Punimet zgjatën 12 muaj dhe u investuan mbi 754 mijë euro.

Në njësinë bashkiake nr.4 ku gjendet shkolla, ka një dendësi të madhe të popullsisë, e cila ka ardhur në tre vitet e fundit ndaj fluksi i nxënësve ka qenë në rritje të vazhdueshme. Para rikonstruksionit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›