E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina: Pse u katandisa në "Hirushe e shtëpisë"

A po mësoheni me idenë se nuk jeni më në shtëpi?

Jo. Akoma nuk jam ambientuar. Më duket sikur jam në një botë tjetër dhe jo tek ajo e imja e natyrshmja, shtëpia e "Big Brother". Akoma nuk po i gjej koordinatat nga mbrëmja e së shtunës.

Mos doni të thoni se ju kanë shkulur një copëz nga identiteti juaj?

Po. Unë kam dhënë shumë gjëra nga vetja aty brenda. Cilësitë që kam treguar brenda shtëpisë, i kam edhe jashtë.

Për këtë do flasim pak më poshtë. Po atë që ndodh tani brenda në shtëpi e keni ndjekur me intensitet këto ditë?

I kam ndjekur, dhe jashtë më duken shumë ndryshe.

Ǒështë ajo ndryshe?

Mënyra se si i shikoj nga jashtë. Më duket sikur nuk kam qenë pjesë e asaj shtëpie e dikur i kam ndjekur nga ekrani.

Mos ndoshta i shihni banorët të shfytyruar në "lojën" e tyre, ndryshe nga sjellja e tyre kur ishit brenda?

Secili ka strategjinë e vet, kush më shumë e kush më pak; kush më të butë e kush më të fort. Megjithatë, brenda mureve të shtëpisë, pak banorë e kanë kuptuar që është lojë. Edhe unë vetë e kam kuptuar që është lojë vetëm tani që kam dalë.

Përjetuat orë të tëra të një melankolie të thellë javën që kaloi, shoqëruar dhe me përlotje. Pse?

Vetë atmosfera e krijuar aty brenda të provokon plot çaste trishtimi. Por trishtimin më të madh e kam pasur javën e fundit, me daljen e Visit nga shtëpia.

Ja tek dolëm te Visi...

Thjesht, ishte mbështetja më e madhe në shtëpi.

As Çimi që t`u gjend pranë nuk e kompensonte?

Jo. Jo në mënyrën që e jepte Visi.

Dolëm tek emrat konkretë. Tani që jeni jashtë, por që dhe i keni parë nga jashtë ish-kolegët tuaj në lojë. Kush ju ka zhgënjyer e kush jo?

E zhgënjyer kam mbetur nga sjellja e Olsit, e Nardit, si aktorë të vërtetë. Por sidomos Olsit.

Ndërsa Nardi?

Për aq kohë se jetuam, nuk e ka njohur Inën fare. Ose ka arritur të kapë shumë pak nga personaliteti im.

Po Poli?

"Ku Poli" (qesh)... Kjo ka qenë shprehja ime e zakontë në shtëpi. Poli është personi me të cilin unë jam lidhur më shumë aty brenda. Kam thënë një shprehje brenda në shtëpi në lidhje me Polin: "Nëse 90 për qind e meshkujve do ishin si Poli, femrat do ishin shumë të lumtura". Ai ishte miku im më i mirë brenda në shtëpi e do vazhdojë të jetë edhe jashtë saj.

Mezi pres të eliminohet!!! (qesh)... Jo jo, është shaka e tëra. Unë dua me shpirt që ai të shkojë deri në finale.

Rikthehemi te nata e eliminimit. Pse mendoni se për ju u dhanë vota kundër?

Ndoshta nga fakti që Ina ishte shumë e pastër dhe e ëmbël për të qëndruar në atë shtëpi. Sepse, e them me keqardhje, aty po ngre krye një protagonizëm i bazuar tek e keqja, intriga, imoraliteti e pse jo dhe te zhuli, në kuptimin më të pistë të fjalës. Ndaj sot, unë i lëshoj një mesazh audiencës, asaj aktive, që i ndjek zhvillimet në shtëpi dhe jep vota: Nxirreni të keqen jashtë!

E keqja?

Po e keqja. Doni t`ua rendis: Aty kudo mbizotërojnë ndyrësitë e për dreq jo vetëm në banjo. Ekzistojnë shumë ndyrësi kudo, në çdo ambient. As në një konvikt të rëndomtë nuk ndodh diçka e tillë. Dhe kjo gjendje e atyshme kishte shkaktare reale.

Cilët ishin këta?

Hëm. Ata që zakonisht me quanin "Hirushja e shtëpisë" me cinizëm, ngaqë kisha merakun, sqimën dhe edukatën për të krijuar me protagonizmin tim një ambient normal të jetuari, nisur nga aspekti higjenik e deri tek ai njerëzor.

Po mirë, me gjithë këtë ambient të rënduar, ju kishit forcë ose kurajë të vijonit një komunikim normal aty brenda?

Komunikimi është diçka që unë e kam shumë të natyrshëm e shumë të lehtë. Por brenda atij ambienti gjëja primare ishte higjiena e pastaj biseda. E ndoshta për këtë jam gjykuar si jo aktive në komunikim. Askush nuk më ka kuptuar se ç`hall kisha përbrenda.

Kështu si po shpreheni ju, duket se me disa prej banorëve nuk do jeni miq edhe pas përfundimit të lojës, kur ata të jenë jashtë?

Po, është e vërtetë. Që tani i kam seleksionuar se me

e kë do e vijoj shoqërinë e me kë jo. E theksoj, thjesht për çështje higjienike.

Së fundmi, një ish i "Kafazit", Alban Rexha, ka deklaruar se "Ina është fanse e imja"...Ç`koment keni?

Më falni, cili është Alban Rrexha?! S`më thotë asgjë ky emër. Në jetën time të deritanishme nuk kam takuar njeri me këtë emër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›