Rritja ekonomike, BB: Shqipëria mbeti pas Kosovës dhe Maqedonisë
Tiranë- Shqipëria ka zbritur në rënditjen e Bakës Botërore sa i takon rritjes ekonomike. Sipas raportit më të fundit të BB-së vendi ynë ka zbritur në krahasim me vendet e rajonit teksa Maqedonia dhe Kosova kanë shënuar rritje më të lartë se Shqipëria.
Ditën e djeshme pyetjeve të gazetarëve se si paraqitet rritja ekonomike e Shqipërisë, eksperti i BB-së Ron Hood iu përgjigj se Shqipëria është tek rritja mesatare, prej 2.1%.
Kemi parashikime për 2% rritje ekonomike për vitin 2012. Për gjashtë vendet e rajonit mesatarja ishte 2.1% dhe Shqipëria është te mesatarja. Bosnja ishte në fund dhe Maqedonia ishte në majë. Edhe Kosova ishte në majë, por ata vijnë nga një bazë mjaft e ulët- deklaroi Hood.
Sipas të dhënave mesohet se gjatë viteve 2008-2010 rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.5 deri në 3.5%. Ndërsa gjatë viteve 2000 deri në 2008 ka qënë 6%.
Që të jem i sinqertë, më duhet të shtoj se rreziqet flasin gjithashtu për tendencë negative- tha Hood.
Ndërkaq rritja ekonomike e vendit tonë varet nga ajo çfarë do të dodhë në zonën Euro. Pasi sipas ekspertëve të BB-së remitancat e emigrantëve, investimet e huaja ndikojnë në rritjen tonë ekonomike.
Rritja nominale është realiste pranë parashikimit tonë. Por kjo rritje është bazuar në supozimin se Bashkimi Europian do të vijojë të rritet. Nëse rritja ekonomike në Eurozonë ndodh, atëherë parashikimi i Shqipërisë është i arritshëm, por nëse nuk ndodh, atëherë nuk është realist- deklaroi ekonomisti i BB-së Borko Handjinski.
Shkrime të tjera me interes:
- FMN, Bell: rritja ekonomike, parashikohet e ulët Ish-drejtuesi i misionot të FMN-së në Shqipëri Gerwib Bell u...
- Konferenca e Kryetarëve, Bode: Shqipëria do vazhdojë rritjen ekonomike Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar sot gjatë...
- Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë shprehu se rritja...