Rikonstruksioni i kopshtit 35. Basha: Planin e Tiranës e mbron Kushtetuta
Tiranë- Ka nisur sot puna për rikosntruksionin e kopshtit numër 35 në kryeqytet, në perurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.
Në fjalën e rastit qytetari i parë i Tiranës tha se investimet në këtë subject i paraprijnë rikonstruksioneve në 6 kopshte të tjera.
Sipas Bashes Bashkia po bën gjithçka për përmirësimin e kushteve me standarde evropiane të subjekteve publike në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me projektin për ndëritmin e Nulevardit të ri të Tiranës. Basha tha se hapi tjetër do të jetë mbyllja e ofertave nga 7 kompanitë në garë. Sipas Bashës aludimet se projekti mund të rrëzohet nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama nuk qëndrojnë, sepse siç tha ai vendi ka ligje dhe Kushtetutë.
Dëshira e qytetarëve prevalon mbi çdo çështje tjetër,-tha Basha nga kopshti numër 35.