Kupola e policisë fton të djathtët të rrëzojnë Ramën, Brecani: Enveri i dytë
Tiranë- Numri dy i policisë së Tiranës, Erzen Brecani ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’i bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike të largojnë kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
Brecani në komentin e tij përshëndet kryeministrin Sali Berisha, të cilin e cilëson si liderin historik të shqiptarëve. Kurse për zv/drejtorin e policisë, Edi Rama është Enver Hoxha i dytë dhe Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët.
Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të 91 shembëm diktaturen Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizem do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,- shkruan Brecani në Facebook.
Brecani së fundmi është përplasur me deputetin e PS-së Saimir Tahiri, për kthimin tek ish-pronarët të një pallati në zonën e Petro Nini Luarasit. Sakaq vetë selia rozë ka akuzuar s ekupola e policisë së shtetit është e korruptuar dhe e kapur nga krimi.