Rikonstruktohen studiot e provave të Kombëtar të Operas dhe Baletit
TIRANË- Studiot ku zhvillojnë provat artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë rikonstruktuar pas 47 vitesh, që nga koha e themelimit të këtij institucioni.
Disa nga sallat e provave për balerinët apo këngëtarët, prej vitesh kanë dalë jashtë funksionit për shkak të kushteve jo të përshtatshme për artistët. Tashmë janë rikonstruktuar tre studio të mëdha dhe gjashtë studio të solistëve lirikë, me një fond prej rreth 17 milionë lekësh të reja nga Ministria e Kulturës.
Qëllimi i rikonstruksionit të këtyre mjediseve është përmirësimi i kushteve të punës të artistëve sipas standardeve të kohës, gjë që ndikon edhe në cilësinë e tyre artistike.
Puna për rikonstruksionin e këtyre studiove ka nisur në korrik të vitit 2011-të dhe përfundoi në muajin dhjetor. Këto ambiente nuk janë rikonstruktuar që prej 47 vitesh, me përjashtim të ndonjë rregullimi të vogël.
(BalkanWeb)