Mjekët në Protestë, qeveria fajtore për mbrojtjen dhe pagat
Bluzat e bardha kërkojnë hartimin e ligjeve të posaçme për më shumë të drejta. Refatllari, në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjeve me thikë
Emanuela Sako
Mjekët e QSUT-së zhvilluan protestën njëorëshe të paralajmëruar 4 ditë më parë. Bluzat e bardha pezulluan të gjithë operacionet e parashikuara gjatë orës 9.00 deri në orën 10.00 të paradites, gjatë kohës së protestës. Ata kanë kërkuar një reformim total të sistemit shëndetësor që shumë mangësi dhe që janë vetë mjekët që përpiqen ta mbajnë në këmbë edhe pse mjaft probleme dhe mangësi. Sipas tyre, e rëndësishme është që politika të hartojë një ligj për mbrojtjen e bluzave të bardha dhe dyfishim të pagës. Në protestë kanë marrë pjesë dhe kanë shprehur pakënaqësitë, të gjithë mjekët e pavijoneve të ndryshme në QSUT, por kësaj proteste i janë bashkuar edhe mjekët e Maternitetit të Ri në kryeqytet. Po kështu, protestës kundër kushteve dhe sulmeve që i bëhen sistemit të shëndetësisë, i janë bashkuar edhe mjekët e rretheve të ndryshme të vendit. Pas një ore protestë, puna ka rifilluar normalisht, por këtë herë me shpresë se politika do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.
Kërkesat
Të mbledhur në mjediset e jashtme të QSUT-së, mjekët kërkuan rritjen e sigurisë në punë, hartimin e një statusi të veçantë për mjekët e QSUT-së, dyfishimin e pagave, etj. Ata pretenduan se sistemi shëndetësor është më i pareformuari. Po kështu, një ndër kërkesat më të rëndësishme, që e vështirëson shumë punën e mjekëve, ishte që shteti duhet ti japë fund mungesave të medikamenteve dhe aparaturave në QSUT. Në këtë qendër spitalore është bërë e zakonshme që të mungojnë medikamente të shumta dhe aparaturat ose mund të mungojnë ose janë jashtë funksionimit. Kjo bën që mjekët të jenë të detyruar që të mos e bëjnë siç duhet punën e tyre. Madje, ata nuk e kanë përjashtuar edhe ekzistencën e korrupsionit në shëndetësi, por që e justifikojnë me faktin e pagave të ulta dhe kushteve të këqija në të cilat mjekët punojnë.
Shkaku
Mjekët janë rebeluar për shkak të plagosjes me thikë në shpatull, të mjekut Ali Refatllari, 5 ditë më parë. Agresori e ka qëlluar dy herë në ëshpinë dhe i ka shkaktuar prerje të indeve të dorës. Ndërkohë që, mjekët kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasi figura e mjekëve po përbaltet. Tashmë mjeku i Kardiokirurgjisë ndodhet ende i shtruar në kirurgji dhe jashtë rrezikut për jetën. Mjekët nuk bëjnë të ditur se kur duhet të dalë nga spitali kolegu i tyre. Kjo është protesta e dytë, pas asaj masive të vitit 1997, kur persona të armatosur ushtruan dhunë tek ekipet shëndetësore të këtij spitali.
Mustafa Xhani, Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë
“Mjekët nuk duhet të preken, ndërsa shteti duhet t’i mbrojë ata. Politika duhet të mendoj më tepër për bluzat e bardha, duke bërë reformim të sistemit shëndetësor”.
Mentor Petrela, Shefi i Shërbimit të Neurologjisë
“Është e domosdoshme që të bëhet reformimi i sistemit të shëndetësisë, pasi nuk është faji i mjekëve nëse ka mungesa të medikamenteve, aparaturave etj”.
Sabri Skënderi, Kryetar i Sindikatës së pavarur të punonjësve të shëndetësisë
“Edhe pse punojnë me heroizëm në krye të detyrës, ato janë më të përbalturat nga shoqëria, të dhunuara nga shteti dhe media. Themi nga shteti sepse nuk po shohim asnjë reformë dhe asnjë ndryshim”.
Minella Mano, Kryetar i Sindikatës së Mjekëve
“Fatkeqësisht po kuptojmë dhe po bindemi çdo ditë e më shumë se: dëmi ndaj Humanizmit dhe bashkëpunimit Mjek-Pacient-Familje-Shoqëri,po rrezikon sistemin dhe të ardhmen e shëndetit të njerëzve. Të mos pranojmë që të shkelen të drejtat tona njerëzore dhe profesionale, edhe kur indiferentizmi dhe moskujdesi i strukturave vendimmarrëse dhe ekzekutive, ka kohë që mungon, ka vite që nuk vlerësohen vlerat e vërteta intelektuale”.
Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së
“Opinioni publik shqiptar është tronditur nga makabriteti i ngjarjes së ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare dhe sulmit ndaj mjekut të njohur Refatllari. Shteti shqiptar, i cili nuk funksionon prej kohësh nuk është në gjendje të ofrojë as edhe minimumin e domosdoshëm të sigurisë dhe qetësisë për të ushtruar detyrën e tyre e ku në rastin e mjekëve bëhet fjalë për një detyrë nga më fisniket që njerëzimi ka krijuar”.
Korçë: Mjekët protestojnë në shenjë solidariteti
Mjekët e spitalit rajonal të Korçës pezulluan punën për të paktën një orë në shenjë proteste ndaj plagosjes në krye të detyrës, të kirurgut Ali Refatllari tre ditë më pare. Ata mbështetën kolegët e tyre në QSUT si dhe kërkuan rritjen e sigurisë në punë. Gjatë kësaj proteste njëorëshe, në spitalin rajonal të Korçës u ndërprenë të gjitha shërbimet ndaj pacientëve, si dhe operacionet. Nëndrejtori i këtij spitali, Ilir Koroveshi, u shpreh se mjekët korçarë si dhe kolegët e tyre kërkojnë rritjen e sigurisë në punë, me qëllim ushtrimin me efektivitet të profesionit të tyre human ndaj shëndetit të njerëzve. Pas protestës njëorëshe të paralajmëruar, bluzat e bardha rifilluan normalisht punën në qendrën spitalore të zonës juglindore, duke vazhduar normalisht vizitat për pacientët.
Elbasan, mjekët kërkojnë siguri në punë
Mjekët e spitalit të Elbasanit iu përgjigjën thirrjes për protestë të kolegëve të tyre në QSUT. Rreth 50 mjekë e infermierë të Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” të qytetit të Elbasanit protestuan ditwn e djeshme në shenjë solidariteti me kolegët e tyre në disa qytete të vendit duke kërkuar siguri më të lartë nga instancat përkatëse për të përmbushur detyrën brenda përgjegjësisë profesionale. Kreu i këtij institucioni, Agron Braho, ka bërë publike raste kur mjekët kirurgë janë fyer dhe kërcënuar nga persona të afërm me të shtruarit në këtë spital nën pretendimin e mungesës së interesimit apo pamjaftueshmërisë së barnave mjekësore. Sipas mjekëve protestues, përgjegjësia duhet kërkuar në instancat shtetërore, por më së shumti tek grupi i rojeve private, të cilët lejojnë që në mjediset e brendshme të hyjnë persona pa lejen e mjekëve.
Lushnje, mjekët në protestë, pacientët kundër mjekëve
Bluzat e bardha të spitalit rajonal të qytetit të Lushnjes, pezulluan të gjitha vizitat e planifikuara për një orë, duke u solidarizuar me mjekët e QSUT-së, për shkak të dhunimit të jetës së mjekut Ali Refatllari. Ata kanë kërkuar vlerësim të punës profesionale të mjekëve, si dhe mbrojtje të cenimit të jetës. Rastet e dhunës ndaj mjekëve kanë qenë të shpeshta në të gjithë qendrat spitalore të vendit, ku shpeshherë jeta e tyre është vënë nën kërcënimin e njerëzve të papërgjegjshëm që për arsye të ndryshme i kanë kërcënuar me jetë.
Fier, protestë e qetë në mbrojtje të figurës së mjekëve
Bluzat e Bardha të Qendrës Shëndetësore të qytetit të Fierit, janë solidarizuar me protestat që zhvilluan kolegët e tyre, në kryeqytet. Ata kanë kërkuar mbrojtje të jetës së tyre dhe dyfishim të pagave. Mjekët e Fierit, kanë ripërsëritur kërkesat se politika duhet t’iu përgjigjet kërkesës së mjekëve për të rritur kushtet në qendrat spitalore dhe dhënien e një statusi të veçantë për bluzat e bardha.
15 Prill 2008