Hetim drejtuesit të mjetit, drejtonte një “Audi”, që rezultoi e vjedhur
Tiranë - Specialistët e Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme dërguan materialet në prokurori ndaj shtetasit Muharrem L., 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, pasi mjeti tip “Audi Q-7”, fuoristradë, më targa DF 867 YK, në përdorim të tij rezulton i vjedhur jashtë shteti dhe i trafikuar në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike.
26 Gusht 2008