E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polica çon në qeli dy shpërndarës droge



Tiranë – Kanë rënë në prangat e policisë dy shpërndarës droge. Burime policore thanë se dy ditë më parë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Durim Zaimi, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Erind Simo, 25 vjeç, në akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i Zaimit u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij në afërsi të godinave të Qytetit Studenti iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.2 gr lënde e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 1 orë e markës Chronotech, 1 fletë hyrje e repartit ushtarak 4401. edhe arrestimi i Simos u bë pasi në Rrugën e Durrësit, u kap në flagrancë duke i shitur lëndë narkotike një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 1190 lekë të përfituara nga shitja, një aparat telefoni celular i tipit “Motorola”. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›