Peres: Nuk bëjmë armëpushim me Hamasin
Tel Aviv -Presidenti i Izraelit, Shimon Peres ka hedhur sot poshtë, çdo armëpushim të mundshëm me palestinezët, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare. "Nuk kemi në plan as të pushtojmë Rripin e Gazës dhe as të rrëzojmë Hamasin, por qëllimi ynë është dhënia fund e terrorit dhe Hamasit i duhet dhënë një mesazh i qartë dhe shumë serioz në lidhje me këtë, ndaj mendoj se aktualisht po e shohin shumë qartë këtë mesazh", u shpreh presidenti Peres gjatë një interviste për rrjetin televiziv ABC.
Peres hodhi poshtë mundësinë për arritjen e një kompromisi dhe armëpushimi që do t'u jepte fund luftimeve në Gaza. "Nuk do ta pranojmë idenë që Hamasi do të vazhdojë sulmet me raketa kundër Izraelit dhe ndërkohë të deklarojmë armëpushimin. Kjo nuk ka asnjë kuptim", theksoi Shimon Peres.