E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen kontrollet doganore në kufi, BE-ja kritika Danimarkës

BRUKSEL- Danimarka i ashpërsoi të martën kontrollet kufitare, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Eurodeputeti liberal Alexander Graf Lambsdorf paralajmëroi në Parlamentin Europian se arritjet e BE-së po goditen gradualisht. "Liria vdes pak nga pak, qoftë liria e shtypit ose liria e qarkullimit. Pas 15 minutash, në kufirin midis Gjermanisë dhe Danimarkës dhe Danimarkës me Suedinë do të marshojnë doganierë, për të rivendosur atje kontrolle kufitare. Ky është sulm ndaj lirisë së qarkullimit", - tha ai.

Shumë eurodeputetë besojnë se qeveria daneze është më tepër e interesuar të mbështesë në fushatën elektorale dëshirat e partive të djathta, prej të cilave është e varur. Danimarka ka planifikuar të angazhojë vetëm pak punonjës dogane shtesë për kontrolle sporadike. Megjithatë Martin Schultz, kryetar fraksioni i socialistëve sheh në rrezik të gjithë tregun e brendshëm të BE-së, me lirinë e tij të qarkullimit, të mallrave dhe shërbimeve të kapitalit. Schultz i bëri thirrje Komisionit, që të shqyrtojë pa humbur kohë, nëse kontrollet kufitare janë në përputhje me të drejtën evropiane. Deri tani, presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso ka shprehur vetëm shqetësimin e tij serioz, por nuk ka arritur në një gjykim përfundimtar. Për momentin shumica shpresojnë se Danimarka, pas presionit masiv të Komisionit dhe të shteteve të tjera anëtare do ta ndryshojë së shpejti qëndrimin e tanishëm.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›