TOB cel Festivalin Ndërkombëtar të Operas në Dubrovnik
KROACI- Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit celi Festivalin Ndërkombëtar të Operas në Dubrovnik që këtë vit i’u kushtua tenorit të mirënjohur kroat Tino Pattiera.
Koncertet ‘Gala e arieve operistike’ dhe ‘Gala e Ansambleve nga operat’ u zhvilluan në datat 1 dhe 2 korrik në Atriumin e Pallatit të rektorëve në sheshin qëndror të Dubrovnikut një monument kulture i stilit Venecian.
Shume interpretë të shquar kanë performuar në këtë skenë si dhe shumë orkestra prestigjioze nga vende të ndryshme të botës.
Mediat vendase i bënë jehonë faktit që për herë të parë një orkestër shqiptare performon në Dubrovnik. Orkestra u drejtua nga mjeshtrat Nikolaj Zlicar dhe Zhani Ciko duke realizuar një performancë të shkëlqyer.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)