Rikthehen maskat, grabisin një supermarket
Rikthehen skenarët e vjedhjes me maska dhe armë në qytetin e Sarandës. Mbrëmjen e së dielës, Kujtim Llanaj, pronar i supermarketit "Llanaj" në rrugën kryesore të Lagjes Nr.4, është gjendur nën kërcënimin e dy personave të maskuar dhe të armatosur, të cilët i kanë kërkuar t‘u dorëzonte shumën e të ardhurave ditore. Ai ka rezistuar, por njerëzit e armatosur e kanë realizuar vjedhjen dhe e kanë qëlluar me mjete të forta në kokë e në trup. Mësohet se ata kanë marrë shumën e parave që ka qenë rreth 200 mijë lekë. Pas kësaj, vjedhësit e maskuar dhe të armatosur janë larguar. Burime nga Komisariati i Policisë së Sarandës thanë se në bazë të provave është arritur të identifikohen autorët e ngjarjes. Për këtë ka ndihmuar edhe regjistrimi i tërë veprimeve nga ana e aparaturave të sistemit të survejimit, i instaluar në mjediset e supermarketit.
Tho.Ni.
Tho.Ni.