Shkarkonte anijen, aksidentohet punëtori
Një punëtor i ngarkim-shkarkimit në Portin e Durrësit është në rrezik për jetën. Ndërsa punonte në shkarkimin e një anijeje, ai ka rënë nga lartësia, duke marrë dëmtime të rënda. Ngjarja ka ndodhur në turnin e vonë të natës, mes së dielës dhe së hënës. Ibrahim H., 60 vjeç nga Durrësi, ka rënë ndërsa po punonte në shkarkimin e anijes "YUSRA", me flamur të Belizesë, që është ankoruar në kalatën lindore të Portit detar të Durrësit. Anija po shkarkonte skrap për llogari të kompanisë turke "Kurum". Mësohet se 60-vjeçari durrsak ka rënë në hangar nga një lartësi prej 6 metrash, teksa po shkarkonte. Burimet portuale bënë të ditur se i dëmtuari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital, ku mjekët thonë se gjendja e tij nuk është aspak e mirë.
v.q.
v.q.