E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për një femër, terror në mes të qytetit

Një sherr banal për një femër, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të së hënës, kur në mes të qytetit, në afërsi të bashkisë, në drejtim të mjetit që drejtohej nga Ermin Lipo nga Korça, është qëlluar me armë zjarri në gomën e pasme të mjetit, në krahun e djathtë, për të penguar lëvizjen e tij, ndërsa një tjetër plumb është drejtuar në krahun e pasagjerit, por fatmirësisht nuk e ka prekur 26-vjeçarin. Më pas, katër të rinj kanë zbritur nga makina dhe kanë goditur mjetin me gurë dhe kanë qëlluar sërish mbi 26-vjeçarin, të cilin e kanë rrahur në rrugë me shkopinj bejsbolli. Autori i kësaj ngjarjeje ka qenë 20-vjeçari Kristo Bode, i cili është kapur, ndërkohë që janë shpallur në kërkim: Edison Jaçe, Aldo Meta dhe Daniel Bani, të moshave nga 17-22 vjeç. Sherri ka nisur në shkollën "Raqi Qirinxhi", për një femër.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›