E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqasin dherat, bllokohet aksi dhe një pjesë hekurudhe

LIBRAZHD-KURBIN-Me përkeqësimin e motit kanë nisur dhe problemet në transport. Rrëshkitjet e dherave kanë krijua probleme në transportin hekurudhor, pikërisht në Librazhd dhe në një aks rrugor të Kurbinit duke lënë të bllokuara 5 fshatra. Linja hekurudhore Tiranë-Pogradec është bllokuar sot paradite në pjesën e hekurudhës së Librazhdit si pasojë e rrëshkitjes së dherave. Hekurudha në Librazhd, pikërisht në fshatin Hotolisht ka mbetur e bllokuar që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm pasi dherat e rrëshkitura nga kodra si pasojë e reshjeve dhe ngricave të herëpashershme kanë bërë të pamundur kalimin e trenit. Menjëherë janë njoftuar autoritetet për të ndërhyrë në zonën e bllokuar. Punimet për pastrimin e hekurudhës nga masivi i dherave kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe ende nuk ka përfunduar për shkak të pranisë së madhe të dherave. Kurbin Po sot, por më në veri të vendit, në Kurbin rëshqitja e dherave para më 29 Nëntor po mban të bllokuar prej 5 ditësh aksin Shkuraj-Gallatë. Si pasojë e reshjeve një masiv i madh dheu që është shembur nga mali anash rrugës ka zënë aksin rrugor duke mbajtur prej 5 ditësh të bllokuar këtë pjesë të rrugës. Asnjë masë për zhbllokimin e dherave nuk është marrë nga autoritetet vendore të cilat rezultojnë pushim në këto ditë festash. Aksi është dhe rruga e vetme që lidh 5 fshatra të Kurbinit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›