E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen ngjarjet tragjike ne Bulqize

Rikthehen ngjarjet tragjike ne thellesite e minierave te kromit ne Bulqize. Nje minator ka mbetur i izoluar qe prej pasdites se djeshme ne nje galeri ne Bulqize, ndersa nje tjeter koleg i tij ka marre plage te renda.Galeria eshte shembur dhe ka zene brenda dy minatoret.Astrit Kuka ka mundur te dale dhe eshte transportuar menjehere per ne spitalin e Bulqizes ku gjendja e tij vazhdon te jete kritike. Minatori tjeter Arjan Duva vazhdon te jete ne thellesi te galerise dhe nuk dihet fati i tij.Forcat e policise dhe ato te brigades se reagimit te shpejte te mberritura nga Tirana kane filluar nga puna per gjetjen e minatorit.Galeria e shembur shfrytezohej nga nje subjekt privat i palicensuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›