Pesë hajdutë në pranga nga policia e Tiranës
26/01/2009 Kërkoheshin për grabitje të ndryshme
TIRANË- Nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve u krye ndalimi i shtetasit Klajdi Kollçiu, 20 vjeç, lindur dhe banues në Fier, me arsim të mesëm, i dënuar më parë për vjedhje mjetesh. Ndalimi i tij u bë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, me targa TR 6892 H, në pronësi të një shtetasi, vjedhje kjo e ndodhur me datë 10 dhjetor 2008. Të dyshuar për konsumim të veprës penale të vjedhjes u krye ndalimi i shtetasve Ritvan Xheladini, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Andi Beqiri, 20 vjeç, banues në Laprakë. Ndalimi i tyre u krye sepse mbrëmë në rrugën “Komuna e Parisit”, në afërsi të kompleksit “Dinamo”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë vjedhur dy bidonë naftë në kamionin me targa TR 5148 F. Shërbimet e komisariatit të policisë nr. 4 arrestuan David Makaj, 45 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë sepse ishte dënuar për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”. Nga shërbimet e komisariatit të policisë nr. 3 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Mynyr Doraci, 68 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë sepse dje në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur 5 mijë lekë në çantën e një gruaje.