Vdes minatori ne galerite e Bulqizes
U mbyllen ne menyre tragjike kerkimet ne galerine e shembur ne minieren e kromit ne Bulqize. Trupi i minatorit Arjan Duva, u gjet sot i pajete ne galeri, pas kerkimeve te specialisteve te avari-shpetimit, qe mberriten nga Tirana. Minatori u bllokua ne galerite e kromit, pas shembjes se tavanit ne brendesi te saj pasditen e se dieles. Nderkohe, se bashku me minatorin Arjan Duva, ne galeri ndodhej edhe Astrit Kuka, i cili ka mundur te dale jashte gjate kohes se shembjes, me disa plage te marra ne trup. Te dy personat kane hyre ne nje galeri qe ishte e bllokuar per shkak te rrezikshmerise qe paraqiste. Ata kane mundur t’i shpetojne edhe vemendjes se rojes, qe ruante galerine. Arjan Duva eshte nje tjeter viktime qe humb jeten ne galerite e minierave te Bulqizes, ne perpjekje per te nxjerre prej aty krom e per te fituar buken e gojes.