E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen provimet e vjeshtës për maturantët

Vjeshta për dhëniet e provimeve të maturës është rikthyer për shkak të numrit të lartë të mbetësve, për arsye të mospërfitimit të diplomës dhe dhënia e mundësisë për hyrjen në univeristetet.

Drejtues të arsimit thonë se ky institucion, në kundërshtim me ligjin e ri të arsimit, me një vendim të veçantë ka rikthyer vjeshtën për maturantët. Autoriteti dy, i Ministrisë së Arsimit, Nora Malaj shpjegon se për të marrë diplomën e maturës duhet përgjigjet e kalueshmërisë për 4 provimet dhe një mbetës nuk mund ta marrë këtë dokument.

Ministria e Arsimit vendos t`u japë një shans të dytë mbetësve të maturës për t`i dhënë një tjetër mjundësi për të vazhduar studimet e larta. Sipas ligjit ekzistues, çdo maturant, që do të ishte jo kalues në njërin prej provimeve nuk do të mund të niste univeristetin, ndërsa vjeshta e rikthyer mund të jetë një mundësi për këta maturantët për të vazhduar studimet e larta nëpëmjet formularit A3. Nga të dhënat e Agjencisë së

Pranimit në shkollat e larta kanë rezultuar jokalues për 2 lëndët me zgjedhje mbi 3000 maturantë. Në matematikë ishin mbetës mbi 2000 maturantë. Në letërsi nuk mundën të kalojnë këtë provim 1016 maturantë. Kjo do të thotë se në tërësi, për 4 provimet e maturës janë mbi 65500 nxënës, të cilët do të humbnin të drejtën për të vazhduar universitetin nëse nuk do të kishte sezon vjeshte për të ridhënë provimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›