Fluks pushuesish në plazhin e Semanit
Plazhit të Semanit i është kthyer një fluks pushuesish, kjo falë një aksioni të rëndësishëm të ndërrmarë nga komuna Topoj, e cila ka pastruar të gjithë zonën e plazhit, duke vendosur një mjet skrep në dispozicion të saj. Gjithashtu është bërë e mundur dhe shkriftimi i rërës dhe pastrimi i saj nga të gjitha mbetjet urbane.
Në këtë mënyrë janë krijuar ato parametra që nuk e veçojnë plazhin e Semanit nga bregdetet e tjera të qyteteve bregdetare dhe pushuesit shprehen të kënqur me këtë sipërmarrje nga komuna, sepse gjithë zona ishte mbuluar nga mbetjet dhe krijonte një imazh mjaft të pakënaqshëm.
Por gjithsesi, problemet nuk mbarojnë pasi një prej tyre është dhe aksi Fier-Seman, që është pjesë e amoritzuar dhe me gropa, ndërsa një nga shërbimet më të fundit që është në të mirë të komunitetit është shërbimi urban, i vendosur nga bashkia e Fierit kundrejt një vlere prej 120 lekësh, e cila ka rritur ndjeshëm dhe fluksin e pushueve që frekuentojnë këtë plazh.
Ndërkohë është menduar dhe për argëtimin, pasi janë hapur lokale ku luhet muzikë. Kjo gjë përbën një arsye më shumë për të qenë pjesë e këtij plazhi, i cili ka mjaft pushues jo vetëm nga Fieri por dhe qytetet e tjera.