E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i mjekut, Abazi: Ka shumë mjekë pa liçensë

Situata e mospajisjes me liçencë të mjekëve është tepër shqetësuese, sidosmos në sektorin publik shëndetësor, ku 70% e mjekëve nuk e kanë liçencën për ushtrimin e aktivitetit.

Ky është problem i ngritur nga urdhri i mjekut. Dino Abazi, kreu i urdhrit të Mjekut thotë se ligji për "Profesionet e rregulluara" është neglizhuar nga ana e personelit mjekësor.

Abazi thotë se të gjithë mjekët duhet të pajisen me liçensë, pavarësisht eksperencës së tyre të gjatë. Sipas tij, nëse një mjek nuk është i pajisur me liçencë, ai quhet i paligjshëm. Ndërsa për Praktikën Profesionale të bluzave të bardha, mjekët e stomatologët e rinj duhet të marrin lejen për bërjen e kësaj prakitike.

Sipas Urdhrit të Mjekëve, ata që nuk zbatojnë këtë detyrim ligjor, do t`u humbë e drejta e regjistrimit dhe e paraqitjes në provimin e shtetit, si i vetmi kusht për të fituar të drejtën e profesionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›