Rikthehen reshjet e bores
Reshjet e debores te rena naten midis te premtes dhe te shtunes, kane rikthyer me vonese dimrin ne rajonin e Korces. Qyteti dhe i gjithe rajoni tij, mengjesin e se shtunes jane gdhire me nje shtrese debore qe ka arritur deri ne 15 centimetra ne qytet dhe afro 60 centimetra ne zonat e larta malore. Renia e papritur e ketyre reshjeve pas dy diteve me mot te ngrohte, ka sjelle vec te tjerash edhe izolimin e perkohshem te disa fshatrave te thelle malore ne rrethin e Korces. Dardha, Shtylla e Panariti, Voskopoja e Moglica, jane bllokuar per shkak te reshjeve te shumta te debores qe brenda pak oreve kane shkuar deri ne nje trashesi prej 60 cm. Nga ana tjeter, Dardha ka mbetur e izoluar kur edhe per shkak te eres se forte qe ka grumbulluar me shume debore ne disa kthesa rruge qe te cojne ne kete fshat turistik. Temperaturat qe jane ulur ndjeshem krahasuar me nje dite me pare kane rikthyer dimrin e ftohte, ndersa akset nacionale te gjitha kane qene te ngarkuara me debore ne oret e para te mengjesit. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Rrugeve, deri ne oren 7 eshte punuar pergjate gjithe akseve nacionale per t'i mbajtur te hapura dhe te kalueshme nga mjetet. G.Ashimi