E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenomeni Ronaldo pritet të debutojë me Korinthiasin

Momenti i rikthimit në fushë të fenomenit brazilian, Ronaldo, duket se mbërriti. Pas një kohe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, Ronaldo është gati të debutojë me skuadrën e Korinthiasit.

Ish-futbollisti më i mirë i botës është në listën prej 24 lojtarësh, të cilët do të jenë të gatshëm për Korinthiasin në ndeshjen kundër Noroestes. Korinthiasi do të ketë 3 ndeshje radhasi për Kupën e Brazilit. Trajneri i skuadrës, Mano Menezes, nuk ka vendosur akoma, nëse do ta hedhë që nga fillimi në fushë Ronaldon apo jo. Por, aktivizimi i tij, qoftë edhe i pakët, është i sigurtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›