Rikthehen veprat e artit në Fier
e njohur së heroinës së popullit Liri Gero, e cila së bashku me pjesë të tjera dekoruese e mbushëse do të vendoset në lulishten para bashkisë së qytetit. Një nismë dhe dëshirë e qytetarëve fierakë, e organizatës së veteranëve të luftës, e institucioneve vendore në Fier bëri që këtë nismë ta marrë skulptori Haxhi Kalluci rreth një vit më parë. Ai së bashku me disa kolegë po punojnë për orë e orë të tëra deri në realizimin e plotë të kësaj vepre, e cila brenda muajit maj të këtij viti do të vendoset në lulishten para bashkisë së qytetit Fier. Vepra e artit e ndërthurur bukur edhe me stilin arkitekturor të ndërtuar e kompozuar prej arkitektit fierak Ergest Goxhaj do ti japë një tjetër bukuri lulishtes së bashkisë. Grupi realizues i kësaj vepre arti tregon se kjo vepër në kompleksin e saj do të ketë në qendër figurën e heroinës së popullit Liri Gero, 170 cm të lartë, një masiv shkëmbi që do të mbërrijë në Fier nga mali i Tomorrit Berat prej firmës së mermerit Topi ku në të do të skaliten edhe disa vargje kushtuar heroinës ë popullit Liri Gero. Vepra do të zërë një sipërfaqe 25 metra katrorë dhe do të ketë një ndërthurje shumë të bukur së bashku me lulishten, trotuarin si dhe kalimtarët që do të shkojnë pranë saj. Tre shokët e fëmijërisë që kanë mbaruar së bashku Akademinë e Arteve takohen pas afro 30 vjetësh për të realizuar së bashku këtë vepër artistike, e cila jo vetëm prej tyre por edhe prej gjithë fierakëve ka qenë një dëshirë për realizimin e saj, e cila në total kap shirën e 30 milion lekëve të vjetra. Ilmi Kasëmi shprehet për realizimin e kësaj vepre, se është një vepër ndryshe nga ato të realizmit socialist. Kjo është një vepër e ndërthurur bukur ku në pah nuk janë simbolet e luftës si kapelja me yll apo pushka e gjerdanët me fishekë mbi supe, por bukurie e vajzës fierake, e cila la familjen dhe qytetin e saj dhe doli malit për liri të vendit, pohon Kasëmi. Nga ana e tij Haxhi Kalluci shprehet me vargje për heroinën Liri Gero: Si flutura drejt dritës, shkoi Liria drejt lirisë. Këto dy vargje do të skaliten edhe në masivin shkëmbor që do të jetë pranë figurës së heroinës së popullit Liri Gero. Kjo vepër ka një dimension tjetër, i cili ndeshet shumë rrallë në Shqipëri, ka vlera të ndërthurura me të shkuarën, të tashmen dhe me të ardhmen, pohon autori tjetër i kësaj vepre Anesti Shuraja.
Xh. Beharaj