E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet 1997-a sulm me arme zjarri nje banese

KOR - Sulmohet me arme zjarri ne oret e vona te se shtunes banesa e njerit prej te forteve te Korces aktiv ne vitin 1997. Ngjarja ndodhi ne lagjen 11 ndersa mesohet se 35-vjecari Pali Pavlli ne momentin e te shtenave me arme ndodhej ne banese se bashku me familjen e tij.

Ngjarja

Sipas policise persona ende te paidentifikuar kane hedhur nje leter paraprakisht ne banesen e 35-vjecarit Pali Pavlli ku shkruhej Je i vdekur. Nga shoku yt i vjeter. Me pas kane qelluar me arme zjarri te tipit pistolete ne drejtim te baneses se tij por fatmiresisht edhe pse plumbat kane depertuar ne dritaren e dhomes se gjumit nuk ka pasur te lenduar.

Te shtenat e armeve kane mberthyer nga paniku banoret e zones ndersa menjehere ne vendngjarje pas sinjalizimit nga fqinjet perreth kane mberritur uniformat blu ndersa autoret jane larguar ne drejtim te paditur.

Hetimi

Sipas policise rezulton te jene perdorur arme te tipit pistolete pasi jane gjetur ne vendngjarje edhe dy gezhoja. Gjithashtu policia ben te ditur se nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ardhur si rrjedhoje e nje hakmarrjeje te mundshme. Dyshohet se ngjarja ka per motiv te shkuaren e 35-vjecarit i cili eshte edhe me precedent penal qe lidhet me trazirat e vitit 1997.

Policia po heton pisten e konflikteve te vjetra por edhe ate te larjes se hesapeve. Ende nuk dihet se cfare konflikti mund te kete pasur 35-vjecari ne kohe te largeta per kete jane marre ne pyetje edhe shume persona.

Nderkohe blute e Korces jane te rezervuar ne dhenien e detajeve per shkak te hetimeve dhe dokumentimit te ngjarjes. Konfirmohet shoqerimi ne polici i 35-vjecarit ku po merret ne pyetje ne lidhje me dyshimet e autoreve te kesaj ngjarjeje e cila fatmiresisht nuk pati te lenduar. Aktualisht policia e Korces po vijon hetimet me qellim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›