Droge ne mjetin e furres se bukes kater te ndaluar si trafikante
Dy persona u arrestuan dje ne mbremje nga sektori i Antidroges se policise se kryeqytetit ndersa nje tjeter u procedua ne gjendje te lire pas zbulimit te nje punishteje per perpunimin e heroines dhe ndarjen e saj ne doza te vogla.
Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te policise te cilet pohuan se operacioni eshte shtrire njekohesisht ne fshatin Kashar si dhe ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane.
Burimet thane se nderhyrja e pare u krye ne nje banese ne Kashar ku policia nderhyri dhe bllokoi nje sasi prej 100 gramesh heroine e paketuar ne doza te ndryshme dhe e pergatitur per tu shitur ne tregun e kryeqytetit.
Aty policia bllokoi dhe nje sasi mjetesh qe sipas saj perdoreshin per te pergatitur dhe perzier heroinen si peshore elektronike material perzieres ene te ndryshme qe sherbenin per perzierjen e heroines. Po ashtu gjate nderhyrjes se policise u gjeten objekte te tjera te nevojshme per kete proces si qese farmacie dhe leter alumini qe sherbenin per paketimin e lendes narkotike.
Ne kete banese u ndaluan dy vete te cilet dyshohet se jane zoteruesit e heroines te cilet nepermjet lidhjeve te tyre e shperndanin mallin ne pika te ndryshme te kryeqytetit. Te ndaluarve policia iu sekuestroi disa telefone celulare nepermjet te cileve besohet se mbanin lidhjet dhe kryenin shperndarjen.
Personat e ndaluar u derguan ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku u moren ne pyetje per disa ore nga oficeret e policise gjyqesore ndersa ne oret e vona iu komunikua urdhri i i arrestit me akuzen e shitjes shperndarjes dhe zoterimit te lendeve narkotike ne bashkepunim. Burime te Antidroges thane se vec te arrestuarve nen hetim jane se paku edhe dy persona te tjere qe dyshohen si bashkepunetore.
Po mbreme prane stacionit te trenit policia ndaloi shoferin e nje furre buke ne mjetin e te cilit policia gjeti nje sasi prej 1 kg marijuane e presuar dhe e gatshme per tu shperndare ne tregun e kryeqytetit. Ai dyshohej se nepermjet mjetit te furres se bukes shperndante edhe lenden narkotike.
Ne lidhje me kete rast burimet thane se te dyshuar per kete rast ishin dy persona te tjere ndersa per drejtuesin e mjetit i ndaluar nga policia ende nuk ishte vendosur nese do te ndalohej apo jo pasi ne veprimet e policise nuk ishte vertetuar plotesisht se shoferi kishte apo jo dijeni mbi mallin e ndaluar qe ndodhej ne mjet. Policia nuk beri te ditur emrat e te arrestuarve ndersa pritet qe gjate dites se sotme te kete nje konference shtypi lidhur me keto arrestime.