E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Kaka, porReali tani kërkondhe Adebajor

MADRID- Rikardo Kaka është rikthyer të jetë pjesë e Realit të Madridit duke u futur si zëvendësues në ndeshjen e së hënës ndaj Getafes. Braziliani mungonte prej 8 muajsh për shkak të një dëmtimi, ndërsa në shtator iu nënshtrua operacionit. Rikthimi i tij është parë si blerja më e mirë nga trajneri Zhoze Murinjo, i cili tashmë ka në dispozicion një skuadër më të plotë.

Por, problemi i Realit mbetet ende sulmi, ku i gatshëm për momentin ndodhet vetëm francezi Karim Benzema. Murinjo ka kërkuar një tjetër emër në merkaton e janarit dhe drejtuesit e klubit madrilen janë shumë pranë blerjes së Emanuel Adebajor nga Mançester Siti.

Objektivi kryesor i klubit madrilen ishte Edin Xheko, por 30 milionë eurot e dhëna nga Siti, bënë që boshnjaku të shkonte në Angli. Trajneri portugez është ende në pritje të Gonzalo Higuain, por sulmuesi argjentinas, ka shumë shanse t’i nënshtrohet operacionit dhe mund të qëndrojë jashtë fushave edhe për një muaj tjetër. Reali i Madridit ka 41 pikë në kampionatin spanjoll, 2 më pak se Barcelona.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›