E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Memia, emërohet koordinator për legalizimet në MPPT

Shaban Memia

Rikthehet Shaban Memia. Ish-kreu i ALUIZNI-t është emëruar në detyrën e koordinatorit për procesin e legalizimeve në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Memia është prezantuar sot nga ministri Sokol Olldashi. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, theksoi gjatë prezantimit se ky pozicion do shërbejë për të koordinuar punën në terren.

Shaban Memia u dorëhoq nga kreu i Agjencisë së Legalizimeve në tetor të vitit të kaluar, post të cilin e mbante që nga viti 2005.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›