E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi urbanizuar me ritme kineze

Sali Berisha

Në fjalën e mbajtur sot paradite në Forumin e Biznesit FIA, kryeministri Berisha është shprehur se në 20 vitet e fundit vendi është urbanizuar me ritme kineze.

Vij këtu nga një konferencë urbanizimi. Para se të shkoja në atë konferencë u detyrova ti hedh një vështrim procesit të urbanizimit në planet dhe gjej se në 20 vite, Kina në 20 vite është urbanizuar aq sa Britania në 80 vjet. Shqipëria nga vitet 90 deri në 2011-ën ka ritme kineze urbanizimi, ndër ritmet më të larta. Shqipëria nga viti 2006 deri në vitin 2011 ka shënuar rritje prej 316 për qind të investimeve të huaja, ka trefishuar eksportet e saj, tha Berisha.

Duke u ndalur në potencialet natyrore që ofron Shqipëria, Berisha tha se ajo është një Norvegji e vogël në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve.

Vendi është vetëm në fillimin e shfrytëzimit të potencialeve të saj. Një prej tyre është potenciali energjetik. Në Shqipëri ka një veprimtari të ethshme në fushën e energjisë së rinovueshme. Qeveria ka firmosur me sektorin privat 120 kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve. Shqipëria është një Norvegji e vogël, e vendosur përballë njërit prej tregjeve më të uritura energjetike të Europës, tregut italian. Konsiderata për investime në këtë fushë janë konsiderata serioze, tha Berisha. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›