E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja merr tri pikët e para ndaj Besëlidhjes, por loja e saj nuk bind


Skuadra lushnjare i falet golit të Cankës pas një loje të vakët dhe pa grintë, ndërsa Besëlidhja shpreh rezervat e saj ndaj gjykimit të kësaj ndeshje
 

 Nga Julian Kasapi


Lushnja Besëlidhja 1-0

Shënues: Canka 54

Formacioni i Lushnjes: Spaho, Grizha, Stojkovic, Ndoni, Sulo (Prela 48), Bizhyti, R.Sula, Cela, E.Korreshi, Gallica (H.Korreshi79), Canka (Metushi 91). Tr.A.Bano

Formacioni i Besëlidhjes: Xhika, Kepi, Dibra, Peqini, Shytani, Beqiri (Malasi 71), Gruda (Danaj 81), Pepaj, Cutra, Gega (Ziri75), Dibra. Tr.S.Metaj

Gjyqtarë S.Bogdani,F.Elezi,F.Lamaj (Dr)

K.Verdhë .Korreshi32, Canka 54, H.Korreshi 85, Gega 56, Kepi 63

Skuadra e Lushnjes e nisi me fitore sezoni e ri futbollistik, ku Canka i dha golin e fitores dhe tre pikët skuadrës myzeqare. Ka qënë një moment shumë delikat kur Canka pas një harkimi të Sulës vetëm sa e ka prekur topin, por ky devijim e dërgoi në rrjetë, duke shmangur portierin Xhika. Kjo ka ndodhur në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 9-të saj. Pas një pjese të parë të vakët nga të dyja skuadrat ku rastet për secilën skuadër numëroheshin me gishtat e një dore, ku portat respektive nuk u rrezikuan asnjëherë, Lushnja vjen në pjesën e dytë me bomberin e saj Mikel Cankën për të marrë tre pikë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bano e nis mjaft mirë pjesën e dytë, ku që në minutën e dytë rrezikon me Cankën. Më pas vjen dhe goli, i cili pasohet nga dy raste mjaft të bukura. Çela hyn në zonë pas një aksioni maratonë dhe gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat. Dy minuta më vonë pretendohet për 11-metërsh nga lezhjanët, rrëzimi i Kepit konsiderohet simulim nga Bogdani, i cili e ndëshkon me karton të verdhë. Deri në fund të takimit, skuadrat bënë dhe zëvendësimet e duhura, por rezultati mbeti i pandryshuar me shifrat 1-0 për skuadrën lushnjare. Verdhjeshilët e Banos hedhin një hap të sigurtë me tre pikët e plota në këtë fillim sezoni, ndonëse nuk bindën shumë me lojën e tyre. Besëlidhja nga ana e saj humbi një ndeshje me një rival direkt në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Trajneri Artan Bano: Ishte ndeshja e parë dhe sigurisht që skuadra jonë vinte jo e kompletuar si duhet. Koha e pakët në dispozicion si dhe ardhja e shumë futbollistëve ka bërë që të kemi vështirësi. Megjithatë, skuadra e gjeti ritmin e duhur në pjesën e dytë, ku luajtëm shumë herë më mirë dhe arritëm të shënonim dhe të ruanim rezultatin. Më ngroh që ishte një fitore e cila erdhi më një kundërshtar direkt. Do të shfrytëzojmë pushimin e kësaj jave për të bërë dhe veprimet e duhura për të pasur një skuadër fituese për ndeshjen e dytë, atë me Adën, të cilën e cilësoj si më të vështirë sesa kjo me Besëlidhjen

Trajneri Sokol Metaj: Ishte një ndeshje mes të barabartësh dhe mendoj se rezultati më i mundshëm duhej të ishte barazimi. Megjithatë unë kam rezervat e mia për gjykimin, por do të kërkojmë gabimet në pjesën tonë të punës. Lushnja është një skuadër e fortë dhe skuadra jonë nuk mund të ruante atë qetësi dhe ritëm të pjesës së parë dhe kundërshtari e fitoi nga një gabim foshnjarak në mbrojtje, i cili na dënoi me një gol. Do të kujdesemi në ndeshjet e tjera të mos jemi në këtë stad.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›