E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhet, Greqia dërgon propozimet në Bruksel

Autori i Lajmit: RedaksiaGreqia i ka dërguar Komisionit Evropian një raport mbi atë se si mendon të kontrollojë financat publike dhe të nxjerrë nga situata e vështirë ekonominë e vendit. Problemet e borxhit janë një provë për euron në vitin e 12 të saj ndërsa tregjet e presin të shohin se si eurozona prej 16 vendesh do të reagojnë ndaj problemeve të Greqisë. Ekspertët financiarë të Komisionit do ta vënë në hetim të hollësishëm planin e Greqisë, ndërkohë që ekonomistët kryesorë në Greqi kanë shpenzuar periudhën e pushimeve të Vitit të Ri duke rafinuar dokumentin. Komisioni Evropian do të dërgojë një ekip revizorësh në Greqi këtë javë. Korrespondenti i BBC-së në Athinë, Malcolm Brabant, thotë se udhëheqësit politikë të vendit shpresojnë se dokumenti ekonomik do të vendosë besimin në atë që shihet si pika më e dobët e Eurozonës. Shumë nga propozimet për kursim parash u bënë të ditura edhe në një fjalim para Krishtlindjeve të kryeministrit Jorgos Papandreu. Në dhjetor, qeveria greke shpalli masat që përfshinin edhe ulje me 10% të shpenzimeve publike. Megjithatë, sipas një zëdhënëseje të Ministrisë greke të Financave, projekt dokumenti për Brukselin ka edhe disa masa shtesë që mbeten konfidenciale. Korrespondenti i BBC-së thotë se, nëse propozimet greke nuk shihen me sy të mirë nga tregjet financiare, kjo do të minojë më tej kredibilitetin e vendit. Ka shqetësime se probleme të tjera në tregun grek, do të kalojnë edhe në Portugali, Irlandë, Itali dhe Spanjë, ekonomitë e të cilave janë gjithashtu në mes problemeve dhe që përbëjnë 36% të borxhit evropian.
BBC
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›