E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Maqedonisë, Greqia gati ta zgjidhë përfundimisht

Autori i Lajmit: Redaksia“Greqia do të zgjidhë përfundimisht çështjen e emrit FYROM”. Ky është qëndrimi më i fundit i ministrit të Jashtëm grek lidhur me çështjen që mban pezull integrimin e Maqedonisë në BE. “Lidhur me qëndrimin tonë, linjat tona kombëtare të kuqe janë të qarta. Ne kemi marrë një hap të rëndësishëm, duke këmbëngulur se ne e pranojmë emrin dhe kualifikimet e tjera gjeografike. Unë pres që fqinji ynë ta kishte bërë këtë, për tu takuar me ne gjysmën e dytë të rrugës. Lidhur me çështjen e emrave, ose do të gjeni një zgjidhje reciprokisht e pranueshme duke punuar ngushtë së bashku në një frymë bashkëpunimi duke ndihmuar popullin tonë për të lëvizur më pranë njëri-tjetrit, ose do të vazhdojmë të rinovojmë problemet, duke marrë pozicione ekstreme dhe ta përdorim retorikën tonë nacionaliste të përditshme si ushqim politik”, - u shpreh Papandreu.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›