E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Task Forca antiduhan, zero tolerancë që nga 1 shtatori

Tiranë- Do të rikthehet task forca antiduhan që nga 1 shtatori me toleranacë zero ndaj subjekteve që shkelin ligjin.

Paralajmërimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila pohoi se do të ndërmerren masa të ashpra për të gjithë moszbatuesit e ligjit.

Task-Forca e ngritur do të jetë kombëtare dhe do të zbatohen gjobat prej 50 mijë lekësh dhe në rast se kjo gjobë nuk do të paguhet do të pasohet nga një tjetër prej 80 mijë lekësh.

” Që pas 1 shtatorit, gjetja qoftë  edhe 1 cigareje do të ndëshkohet në mënyrëtë paevitueshme. Gjobat do të jenë 50 mijë lekë dhe në rast mospagimi brenda dhjetë ditëve, do të bëhet 80 mijë lekë”, – ka deklaruar kreu i Task Forcës anitduhan Oland Shupreka.

Me këtë rast, ministria u ka bërë thirrje bizneseve për mirëkuptim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se deri me 1 shtator task forca do të operojë por pa vënë gjoba, vetëm do të këshillojë dhe paralajmërojë subjektet të respektojnë ligjin antiduhan, por që nga një shtatori nuk do të ketë më asnjë lëshim duke nisur që nga subjektet shtetërore si ministritë .

Task Forca do të bashkëpunojë me operatorët e shendetit publik në vend dhe të gjitha gjobat e vëna do të bëhen publike në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›